Flash News
Aksident në Byppass-in e Fierit, humb jetën pasagjeri, drejtuesi dërgohet te Trauma
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Aksident i rëndë në Kroaci, humb jetën një shqiptar
Kontrollet në banesën e Veliajt, SPAK del me njoftim zyrtar
I kërkuan 20 mijë euro 36-vjeçarit, për të mos i publikuar video intime, arrestohen 3 të rinj në Tiranë
Përplasje e fortë në futbollin shqiptar, lojtar përfundon në spital
Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Orikut dhe Shkumbinit në Kategorinë e Dytë, ku një përplasje e ashpër mes dy futbollistëve përfundoi me pasoja të rënda për njërin prej tyre.
Gjatë një dueli për topin, lojtari i skuadrës peqinase u rrëzua në tokë pa ndjenja, duke shkaktuar shqetësim të madh te lojtarët dhe tifozët.
Stafi mjekësor reagoi menjëherë duke i ofruar ndihmën e parë, ndërsa më pas u kërkua edhe ndihma e ambulancës.
Futbollisti u transportua me urgjencë në spital dhe vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve për të marrë trajtimin e nevojshëm.