Flash News

E-TJERA

Përplasje fizike mes mbështetësve të "BF" dhe PS në Durrës, policia largon votuesit

Përplasje fizike mes mbështetësve të "BF" dhe PS

Në një qendër votimi pranë shkollës 9-vjeçare "Neim Babameto", Durrës ka ndodhur një incident mes mbështetësve të Partisë Socialiste dhe atyre të koalicionit "Bashkë Fitojmë".

Sipas opozitës, anëtarë të administratës po ushtrojnë presion mbi votuesit dhe nuk i kanë lejuar të hyjnë në shkollë. Ndërkohë policia ka mbërritur në ambientet e shkollës dhe ka larguar nga aty votuesit.

Mësohet se Davida Ndoj, kryetare e qendrës administrative, ka hyrë brenda shkollës, që nuk lejohet diçka e tillë, e shoqëruar me militante të tjerë të PS. Kaq ka mjaftuar që të ndërhyjnë mbështetësit e ‘BF’, duke sjellë përplasje fizike mes palëve.

Të fundit