Flash News

E-TJERA

Përplasje fizike në Durrës, një person dhunohet nga tre veta në korridorin e qendrës së votimit

Përplasje fizike në Durrës, një person dhunohet nga tre veta

Një person është dhunuar nga tre persona në korridorin një qendre votimi në Durrës. Ai ka denoncuar se është goditur me grushte nga tre persona në korridorin e Qendrës së Votimit 1430-2, te shkolla “Neim Babameto”.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e vendimit, kanë shkuar menjëherë në këtë Qendër Votimi dhe kanë larguar nga ambientet e kësaj Qendre, personat e paautorizuar dhe ata që pengonin zhvillimin e rregullt të procesit të votimit.

Policia ka referuar rastin në Prokurori dhe po punon për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të akuzuar, të cilët janë Dritan Burgija, Pjetër Pjetri dhe Ndrec Pjetri.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 10:30, Komisioni i Qendrës së Votimit 1428-2, KZAZ Nr. 24, Durrës, bazuar në urdhrin nr. 62, të datës 03.05.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, me vendimin numër 13, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, për të larguar disa shtetas të paautorizuar që qëndronin në këtë Qendër Votimi dhe rrezikonin zhvillimin e rregullt të procesit të votimit.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e vendimit, kanë shkuar menjëherë në këtë Qendër Votimi dhe kanë larguar nga ambientet e kësaj Qendre, personat e paautorizuar dhe ata që pengonin zhvillimin e rregullt të procesit të votimit.

Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas normalizimit të situatës, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit.
---
Ndërkohë, në Komisariatin e Policisë Durrës është paraqitur shtetasi H. M., i cili ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë në korridorin e Qendrës së Votimit 1430-2, Durrës, e kanë goditur me grushte shtetasit D. B., P. P. dhe N. P.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë njoftuar menjëherë prokurorin e gatshëm, për këtë rast.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen dhe shoqërimin e këtyre 3 shtetasve.

Të fundit