Flash News

E-TJERA

‘Përplasje’ historish në Katar, Xhaka dhe Shaqiri duan 'diktat' ndaj serbëve

‘Përplasje’ historish në Katar, Xhaka dhe Shaqiri duan

Sot luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve për Kupën e Botës në Katar.

Portugalia luan e qetë përballë Koresë së Jugut pasi ka siguruar biletën e 1/16, ndërsa Gana do të sfidojë Uruguajin, i cili shpreson në mrekulli.

Brazili i kualifikuar pret Kamerunin, i cili ka ende shpresa për kualifikim.

Megjithatë, sfida që spikat më shumë është ajo mes Serbisë dhe Zvicrës, sepse nuk është vetëm një përballje futbolli, por për një ‘përplasje’ historish.

Serbët dhe shqiptarët kanë marrëdhënie të tensionuara nga koha e luftës në Kosovë, të cilat jo pak herë i kanë shfaqur edhe në fushën e futbollit.

Xhaka dhe Shaqiri janë nën presionin e pashmangshëm nga FIFA për të mos festuar golin apo fitoren me shqiponjën dykrenare. Ndërsa Serbia vijon të mbetet e shënjestruar për gjestet provokuese ndaj Kosovës.

Favoritë sigurisht që mbetet zviceranët të cilët tashmë kanë siguruar vendin e dytë në grupin G.

Të fundit