Flash News

E-TJERA

Përplasje me policinë në Maqellarë, në pranga tre vëllezër

Përplasje me policinë në Maqellarë, në pranga tre

Policia e Dibrës ka vënë në pranga tre shtetas në Maqellarë, të cilët kundërshtuan me dhunë efektivët gjatë ushtrimit të detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet e shërbimit.


Të arrestuarit janë tre vëllezër, banues në Maqellarë: A. M., 64 vjeç, A. M., 59 vjeç dhe A. M., 53 vjeç. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ata do të përballen me akuzat për “Kundërshtim me dhunë ndaj punonjësit të rendit publik” dhe “Shkatërrim i pronës”.


Ngjarja ndodhi gjatë një ndërhyrjeje të shërbimeve të Sektorit për Hetimin e Krimeve pranë DVP Dibër. Policia bëri me dije se tre vëllezërit u konfliktuan me forcat e rendit dhe dëmtuan një nga automjetet zyrtare.


“Kundërshtuan me dhunë shërbimet e policisë gjatë kryerjes së detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet e saj, Policia e Dibrës vë në pranga 3 shtetas”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Të fundit