All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Përplasje me thika në Skrapar, dy të rinj nisen me helikopter drejt Tiranës  

Përplasje me thika në Skrapar, dy të rinj nisen me helikopter
Momenti i transportimit te te rinjve me helikopter
All - Paragraf - 1

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika mes tyre dhe një 33-vjeçari në Skrapar.

Për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, të rinjtë janë nisur me ambulancë dhe helikopter në drejtim të spitalit Tiranë për mjekim me të specializuar, ndërsa është shpallur në kërkim autori.

All - Paragraf - 3

“Më datë 20.02.2021, rreth orës 12:20, shtetasi Xh.M, 33 vjeç, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.M, 22 vjeç dhe shtetasin A.Ç, 20 vjeç.

Shtetasit e dëmtuar janë nisur me ambulancë dhe helikopter në drejtim të spitalit Tiranë për mjekim me të specializuar. Grupi hetimor po kryen veprimet, dhe po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes”, njofton policia.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e sherrit mes tyre.

  

Të fundit