Flash News

E-TJERA

Sherr mes drejtorëve në IKMT, kunati i Ergys Agasit dhunon drejtorin e Ekzekutimit të Vendimeve

Sherr mes drejtorëve në IKMT, kunati i Ergys Agasit dhunon drejtorin
Fatmir Meta

Një incident ka ndodhur në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. 

Mësohet se drejtori i Mjedisit në IKMT, Klesti Çela ka dhunuar në zyrë drejtorin e Ekzekutimit të Vendimeve në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Fatmir Meta.

Meta u sulmua dje nga Klesti Çela, së bashku me tre persona të tjerë, pas një përplasjeje verbale mes tyre. 

Në media raportohet se konflikti lidhet me një grup inspektimi për çështjen e dherave, ku Meta ka bllokuar mjetet e subjekteve që derdhnin dhera nëpër rrethinat e Tiranës.

Pas këtij debati, situata ka degraduar deri në dhunë fizike me qyta pistoletash brenda ambienteve të institucionit.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga IKMT apo nga palët e përfshira. 

Të fundit