Flash News

E-TJERA

Përplasje mes grupeve të trafikut të drogës në Itali, të përfshirë edhe shqiptarë

Përplasje mes grupeve të trafikut të drogës në Itali,

Katër persona janë dërguar në paraburgim pas dy sulmeve të ndara që ndodhën në gushtin e kaluar në Prato, gjatë një përplasjeje mes grupeve kriminale për kontrollin e trafikut të drogës. Ngjarjet ndodhën në zonat Via Strozzi dhe Via San Paolo, ku u përdorën hanxharë dhe thika, duke lënë katër të plagosur.

Gjykatësi i hetimeve paraprake, me kërkesë të prokurorisë së Pratos, vendosi paraburgimin për katër të dyshuar: dy shtetas marokenë, një pakistanez 34-vjeçar dhe një shqiptar 38-vjeçar. Të gjithë akuzohen për përfshirje në dy “ekspedita ndëshkuese” që çuan në plagosjen e katër personave.

Sipas policisë së Pratos, incidentet janë pjesë e një konflikti më të gjerë midis grupeve pakistaneze, marokene dhe shqiptare që konkurrojnë për kontrollin dhe furnizimin e tregut të drogës në qytet.

Gjatë kontrolleve, forcat e rendit gjetën dhe sekuestruan një hanxhar dhe një tehu me shkop në posedim të të dyshuarit pakistanez.

Të fundit