Flash News

E-TJERA

Përplasje në GJKKO, Xhulian Hoxha: Vrasja e Olti Kilos u porosit nga Erjon Alibej

Përplasje në GJKKO, Xhulian Hoxha: Vrasja e Olti Kilos u porosit nga

Po mbahet në GJKKO seanca për “Plumbin e Artë”, e cila ka sjellë përplasje mes Xhulian Hoxhës dhe Erjon Alibejt.

Hoxha deklaroi se për vrasjen e Oti Kilos, financues dhe organizator nuk është Suel Çela siç pretendon Nuredin Dumani, por është porosi e Erjon Alibej, pasi ky i fundit ka pasur një marrëdhënie intime me bashkëshorten e Kilo.

“Në një moment tjetër unë do flas më shumë për këtë gjë në një moment të dytë”, tha ai.

Alibej tha se “nuk më duket etike që të dalë ne media ky detaj”, që u deklarua nga Hoxha.

Më pas në sallë ka pasur një debat mes Xhulian Hoxhës dhe Erjon Alibejt.

“Kam marrë burg përjetë për fjalët e tua, ty çfarë të dogji, nga ajo që thashë unë”, i ka thënë Hoxha Alibejt.

Ndërsa Alibej ka vijuar: Mediat të bëjnë durim deri sa unë të filloj deklarimet, do dëgjoni jo vetëm për Suel Çelën por edhe për shumë Suel Çela të tjerë të Shqipërisë. Janë thënë shumë trillime dhe shumë të pavërteta. Bëni durim se do sqarohen të gjitha.

Të fundit