Flash News

E-TJERA

Përplasje në Këshillin e Mandateve/ SPAK dhe PD kërkojnë hapjen e provave, mazhoranca kundërshton

Përplasje në Këshillin e Mandateve/ SPAK dhe PD

Janë zbardhur debatet brenda mbledhjes me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Balluku.

Mësohet se ka pasur një debat për USB me provat e SPAK. Demokratët kanë kërkuar që të hapen provat dhe t'i marrin për shqyrtim anëtarët. Kërkesa është mbështetur edhe nga prokurorët e posaçëm.

“Ti shikojmë vetëm këtu”, i është përgjigjur Balla Bardhit.

“Të hapet zarfi i USB, të njihen anëtarët në Këshill”, ka deklaruar prokurori.

“Më duhen t’i kem për të ndërtuar mbrojtjen”, ka deklaruar avokati mbrojtës i Belinda Ballukut. Avokati i zv.kryeministres ka kërkuar që të shtyhet mbledhja pasi i duhet kohë për të shqyrtuar provat.

 

Të fundit