Flash News

E-TJERA

‘Përplasje’ në komisionin e Edukimit/ Zhupa i heq mikrofonin ministres, Koçi kërkon ndërhyrjen e gardës

‘Përplasje’ në komisionin e Edukimit/ Zhupa i heq

Mbledhja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit është shoqëruar me debate dhe ‘përplasje’ mes ministres së Kulturës Elva Margariti dhe deputetes së PD, Ina Zhupa.

Ishte deputetja demokrate e cila kërkoi që të vazhdonte fjalën, ndërsa kreu i komisionit Koçi i ka hequr të drejtën e fjalës Zhupës duke i kaluar ministres. Kjo shkaktoi acarim te Zhupa e cila i është drejtuar Koçit fillimisht t’i japë fjalën, ndërsa ky i fundit ia mohoi.

Zhupa është çuar dhe i ka hequr ministres mikfronin duke  cilësuar marrëveshjen për të cilën ajo po fliste, një turp. Margariti i është kthyer Zhupës duke e quajtur arë simbol të turpit në komision.

Pjesë nga debati:

Koçi: Zonja ministre fjala për ju.

Ina Zhupa: Nuk kalohet rendi kështu. Nuk vazhdon ajo.

Petro Koçi: A ka mundësi të mbash vetveten. Nuk je ti komandantja e rregullores këtu.

Elva Margariti: Një marrëveshje e cila ka kaluar sipas të gjithë kuadrit ligjor dhe këtu jemi për të diskutuar... Ju falënderoj për vizitën tuaj në Butrint.

Ina Zhupa: Nuk vazhdon.

Elva Margariti: Të pëlqen nuk të pëlqen do ta dëgjosh, nëse nuk të pëlqen bëj kritika në fund.

Petro Koçi: Me qetësi zonja ministre, ju lutem punonjësve të gardës mos lejoni veprime të dhunshme.

Zhupa: Kjo është marrëveshje turpi.

Elva Margariti: Turpin ti e vesh përdit. Ti je fytyra e trupit në këtë komisionin. Je antifemër.

Të fundit