Flash News

E-TJERA

'Përplasje' në Kuvend/ Alibeaj-Ahmetajt: Kur do shkosh në SPAK për 125 mln eurot?; Do iki pas teje

'Përplasje' në Kuvend/ Alibeaj-Ahmetajt: Kur do shkosh
Foto Ilustruese

Seanca plenare e Kuvendit është dominuar jo vetëm nga diskutime, por edhe përplasje e replika.

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, teksa fliste për rindërtimin, iu drejtua opoiztës duke i thënë se përpara se të fliste për varfërinë e shqiptarëve, bën mirë të votojë vetting-un.

“Qytetet shqiptare ishin sikur të ishin bombarduar, ndërsa sot, shumica e tyre kanë ndryshuar. E dyta, në atë ditë kur morëm përgjegjësinë për të drejtuar vendin ishte kulmi i varfërisë. Kjo mazhorancë bën reforma, si ajo e drejtësisë. Ju nuk do e miratonit kurrë, po të mos ishte për amerikanët që ju morën një më një, ndërsa sot flisni për vetingun. Ju keni thënë që reforma dot ë luftojë korrupsionin, votojeni zgjatjen e reformës. Kur flisni për varfërinë çfarë refleksioni ka?”, tha Ahmetaj.

Nga ana tjetër nënrkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj iu drejtua Ahmetajt me tone të ashpra duke e pyetur se kur do t'i drejtohej SPAK-ut për të dhënë llogari për 125 milionë euro e dhëna nga rindërtimi për të blerë votat.

Alibeaj: Kur do të shkosh në SPAK për 125 mln euro që shpërndave para 1 jave zgjedhjeve.

Ahmetaj: Po, iki, por pas teje.

Alibeaj: Kur të flasësh për drejtësi, ti dhe të gjithë të tjerët këtu, atëherë të kërkosh që të votosh për reformën në drejtësi. Qytetarët kanë nevojë për drejtësi, ku të shohin ty dhe atë tjetrin prapa qelisë.

 

Të fundit