Flash News

E-TJERA

‘Përplasje’ në Kuvend/ Tabaku-Ahmetajt: Do shkosh në SPAK si Veliaj, zv.kryeministri: S’jeni kundërshtarët tanë

‘Përplasje’ në Kuvend/ Tabaku-Ahmetajt: Do shkosh në

Nënkryetarja e PD Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit pati nju debat me zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj. Ishte ky i fundit që ndërhyri teksa Tabaku ishte duke folur, çka solli më pas edhe kundërpërgjigjen e saj.

Tabaku hodhi akuza mbi zëvendës kryeministrin duke i bërë thirrje se pas çdo deklarate që nënkupton cenim të saj, Ahmetaj do të përfundojë në SPAK njësoj si kreu i Bashkisë Tiranë Veliaj.

“Të dëgjosh batuta dy lekëshe të Ahmetajt që duhet të ishte para SPAK, që flet e bën humor për bashkëqeverisje, kjo është për të qeshur. Në fakt sot duhet të kishim diskutime serioze sot në Parlament, duhet të flisnim me fakte me shifra se çfarë po ndodh sot me shtetin shqiptar. Kjo tregon tendencën sesi këto duan të qeverisin. U vodh zyra e Kadastrës në Vlorë, për t’i hapur rrugë vjedhjes së pronave. (Ndërhyn Ahmetaj) Ditë e zezë kur je ti aty.  Po dëgjojmë humor banal me ty! Do të shkosh edhe ti në SPAK si Erion Veliaj. Ta harrojë ai që foli se ne do të diskutojmë në këtë Kuvend për bashkëqeverisjen. Për mua ka vetëm një kundërshtar ato që janë në qeverisje dhe që kanë varfëruar shqiptarët. Ne jemi kundër çdo ligji, dhe e keqja e shqiptarëve do të largohet,” deklaroi Tabaku

Nga ana tjetër, Ahmetaj kërkoi fjalën për replikë, ku teksa theksoi se opozita nuk është kundërshtarja e tyre, i kërkoi të bëhet pjesë e bashkëqeverisjes për hir të shqiptarëve.

“Jam në pozitë të vështire për arsye fare të thjeshtë se ju kujtoni se jeni kundërshtarët tanë. Nuk jeni ju, e keni gabim. Kundërshtarët tanë janë ato pengesa të zhvillimit që nuk e lejojnë Shqipërinë të bëhet ajo që duam ne dhe ju bashkë. Ju nuk jeni kundërshtarët tanë. Ne duam që ju të bashkëqeverisni me ne nëpërmjet inovacionit për qytetarët, me platformën. Se për të bashkëqeverisur nuk bashkëqeverisni dot në mënyrë tradicionale,” tha Ahmetaj.

 

 

Të fundit