Flash News

E-TJERA

Përplasje te Orikut-Bylis, ish-lojtari i Partizanit shoqërohet në polici

Përplasje te Orikut-Bylis, ish-lojtari i Partizanit shoqërohet në

Tension dhe skena dhune kanë shëmtuar ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Orikut dhe Bylis B, e luajtur këtë të diel në stadiumin “Adush Muça”.

Takimi u përshkallëzua me përplasje fizike mes lojtarëve, duke detyruar ndërhyrjen e forcave policore për të rivendosur qetësinë.

Në qendër të incidentit ishte mesfushori me përvojë i Orikut, Bruno Telushi.

Siç tregohet edhe në foto, 35-vjeçari, i njohur për të kaluarën e tij te Partizani, është shoqëruar nga policia pas përfshirjes në konflikt.

Ky episod përbën një tjetër dëshmi shqetësuese për klimën në futbollin shqiptar, duke dëmtuar imazhin e sportit më popullor në vend.

Të fundit