Flash News
Po kalonin kanalin anglez, humbin jetën disa emigrantë, mes tyre edhe një fëmijë
Shkon në 21 numri i viktimave nga përmbytjet në Bosnje - Hercegovinë
Berisha publikon kolonën zanore që do të shoqërojë protestën e 7 tetorit
Dogji gruan me benzinë, sot seanca ndaj Bledar Trëndafilit
Zjarri në azilin privat në Tiranë, u lënduan 4 të moshuar
Përplasje titanësh mes Manchester City-t e Bayernit, hidhet shorti i çerekfinaleve të Champions-it
Është hedhur shorti i Champions League për fazën çerekfinale të këtij kompeticioni. Tetë skuadrat që kanë mbetur deri më tani janë Inter, Milan, Napoli, Real Madrid, Chelsea, Benfica, Bayern Munich dhe Manchester City.
Shori i hedhur në Nyon të Zvicrës rezervoi shumë të papritura dhe ndeshje që konsiderohen si finale të parakohshme. Fati ishte me Interin që u shortua me një tjetër skuadër portugeze, ku pasi eliminoi Porton, zikaltërit do të përballen me Benficën.
Ndeshja me e fortë në letër është Bayern Munich-Manchester City, ku përballen dy prej skuadrave më të forta në botë dhe ndër favoritët për të triumfuar në Champions.
Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 11 dhe 12 prill, ndeshjet e kthimit shtatë ditë më vonë, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale janë planifikuar për 9 dhe 10 maj, ndërsa ndeshjet e kthimit shtatë ditë më vonë.
Finalja do të luhet më 10 qershor në Stamboll dhe titullin e mbron Reali, i cili vitin e kaluar mundi në finale Liverpool-in.
SHORTI I ÇEREKFINALEVE TË CHAMPIONS LEAGUE
REAL MADRID-CHELSEA
INTER-BENFICA
MANCHESTER CITY- BAYERN MUNICH
NAPOLI-MILAN
GJYSMËFINALET
NAPOLI/MILAN – INTER/BENFICA
MANCHESTER CITY/BAYERN MUNICH - REAL MADRID/CHELSEA