Flash News

E-TJERA

Përplasje "titanësh" në Champions, e mërkura vjen me ndeshje spektakolare

Përplasje "titanësh" në Champions, e mërkura vjen

E mërkura në Champions rezervon dy super ndeshje të fazës së kthimit në këtë raund të këtij kompeticioni. Duele që priten me padurim duke parë statusin e skuadrave, por dhe rezultatet e ndeshjeve të para, që kanë dhënë një sinjal për atë që mund të sigurojë kualifikimin për në raundin tjetër.

Tottenham-i pret në Milanin pas humbjes në ndeshjen e fundit me rezultatin minimal 1-0. Skuadra e Antonio Contes ka favorin që luan përpara tifozëve të vet dhe në rezultati i fundit lë gjithçka të hapur duke parë organikën që kanë anglezët. Milani nga ana tjetër do të tentojë të ruajë avantazhin dhe të sigurojë biletën për në raundin tjetër.

Ndeshja tjetër, Bayern Munich-Paris Saint Germain është padyshim kryefjala e mbrëmjes. Gjermanët vijnë nga fitorja 1-0 dhe do kërkojnë të administrojnë avantazhin dhe shihen si favoritë për të kaluar. PSG nga ana tjetër do vuajë mungesën e Neymar-it, i cili ka mbyllur sezonin pas një dëmtimi. Dy skuadra që shihen si ndër favorite për të fituar trofeun do t’i japin lamtumirë sot kompeticionin.

Ndeshjet fillojnë në orën 21:00 dhe në rast barazim me gola duke llogaritur në total dhe ndeshjen e kaluar, atëherë do të shkohet në shtesë pasi është hequr rregulli i golit jashtë fushe.

Përplasje "titanësh" në Champions, e mërkura vjen

Të fundit