Flash News

E-TJERA

Përplasjet me muxhahedinët, Manjani: Shiheni ku të çon gangsterllëku, kemi hyrë në luftë

Përplasjet me muxhahedinët, Manjani: Shiheni ku të çon

 

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani komentoi zhvillimet e fundit me kampin e muxhahedinëve në Manzë.

I ftuar në Syri Tv, Manjani tha se ajo që ndodhi sot erdhi pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike që sipas tij mund të na çojë në luftë.

Manjani tha se Shqipëria tashmë ka hyrë në luftë me sugjerimin e ekspertëve dhe aleatëve.

"Ajo që ka ndodhur sot është edhe më e rëndë seç duket, ka qenë përplasje fizike. Ne kemi pasur luksin të prishim marrëdhëniet diplomatike me republikën e Iranit. Prishja e marrëdhënieve diplomatike mund të na çojë dhe në luftë teorikisht, pse duhet ta bëjmë ne këtë gjë? Sepse kemi strehuar disa njerëz.

Fakt është se ata (iranianët) ndërhynë tek emailet apo dokumente të tjera dhe u fajësuan 4 njerëz nga Irani dhe që kishin lidhje me ambasadën dhe ikën e nuk thanë gjë.

Kemi hyrë në luftë edhe me sugjerimin e këtyre aleatëve dhe ekspertëve, kemi prishur marrëdhëniet diplomatike për këtë histori. Shiheni ku të çon mungesa e transparencës, politika personale, shiheni se ku të çon gansterllëku", tha Manjani.

Të fundit