Flash News

E-TJERA

Përplasjet me Ramën, Baton Haxhiu: Albin Kurti synon bashkimin Kosovë-Shqipëri

Përplasjet me Ramën, Baton Haxhiu: Albin Kurti synon bashkimin

Analisti Baton Haxhiu deklaron se kryeministri i Kosovës Albin Kurti synon bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, ndërsa komentonte raportet me kryeministrin Rama.

I ftuar në Opinion, Haxhiu thotë se qëllimi i Kurtit është feudal dhe e trajton Kosovën si trampolinë për të arritur aty ku do.

Pjesë nga biseda

Haxhiu: Albini e ka garën me të ardhmen, sepse e e vetmja pengesë për të është ky (referuar Ramës).

Fevziu: Përplasja lidhet me ambiciet e gjithsecilit?

Haxhiu: Albini e ka Kosovën trampolinë për të arritur aty ku do.

Fevziu: Kush është ajo që do?

Haxhiu: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

Fevziu: Inshalla po ta ketë atë mendje.

Haxhiu: E ka mendjen sepse nuk i mjafton në lëkurën e tij nuk i arrin atë që ka. Ambiciet e tij janë feudale që të arrijë atë më të madhen. Të gjithë njerëzit si Albin Kurti e kanë një ambicie historike më të madhe se ambicja politike momentale

 

Të fundit