Flash News

E-TJERA

Përplasjet në Elbasan, Hajdari: Qytetarët dolën për të shijuar Ditën e Verës, bandat politike prishën atmosferën

Përplasjet në Elbasan, Hajdari: Qytetarët dolën për
Deputetja Rudina Hajdari në Elbasan

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar për incidentin që ndodhi sot në Elbasan mes mbështetësve të PD dhe PS. Ajo thotë se përplasja e sotme është pasqyra e qartë e 'degradimit' të kësaj klase politike.

Hajdari thekson se fushata elektorale nuk mund të jetë garë muskujsh, sharjesh, grushtash apo armësh, por garë idesh dhe projektesh mbi të ardhmen e njerëzve.

"Qytetarët nuk mund të zgjedhin mes dy bandave por duhet të zgjedhin mes ideve që konkurrojnë nëpërmjet debatit publik dhe konstruktiv. Në 25 Prill mos i voto më bandat", shkruan ndër të tjera ajo në Facebook.

Hajdari kryeson listën e partisë Thurje në garën e 25 prillit në Elbasan.

Të fundit