Flash News

E-TJERA

Përplasjet në familjen mbretërore, AMP merr në dorë dosjen, hetim i thelluar për shpërndarjen e video-s

Përplasjet në familjen mbretërore, AMP merr në dorë

Dosja hetimore për dhunën në familjen mbretërore, mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, tashmë ka kaluar në duart e Agjencisë së Mbikqëyrjes Policore. AMP ka kërkuar hetime të thelluara dhe ruajtjen e anonimatit të tyre.

Princ Leka, i shoqëruar nga avokati i tij është paraqitur këtë të shtunë pranë AMP, ku është marrë në pyetje në lidhje me përplasjet fizike mes tij dhe Elia Zaharisë.

Në vijim pritet që hetuesit e AMP të marrin në pyetje edhe Elia Zaharinë dhe babanë e saj Gjergj Zaharia.

AMP do të hetojë për të zbuluar edhe personin, i cili shpërndau videon në media.

Të fundit