Flash News

E-TJERA

‘Përplasjet’ në PD, Patozi: Sali Berisha nuk do ta çojë çështjen në gjykatë

‘Përplasjet’ në PD, Patozi: Sali Berisha nuk do ta

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi thotë se përballja mes Berishës dhe Bashës, nëse ky i fundit nuk ia njeh vendimin e Kuvendit, nuk ka për të përfunduar në gjykatë.

Sipas Patozit, kjo do të ndodhë për arsye se vetë ish-lideri demokrat nuk ka besim te drejtësia.

“Jemi në fazën që të dy palët kanë pretendime të ndryshme. Të merremi pse kemi mbërritur në këtë pikë. Pse PD është në këtë situatë që është çarë në dy pjesë. Nuk do të shkojë në gjykatë sepse pala që duhet ta çojë në gjykatë është ‘Foltorja’. Dhe ‘Foltorja’ nuk do ta çojë në gjykatë për shkak edhe të mosbesimit që ka ndaj drejtësisë. Kryetari legjitim është Lulzim Basha, këtë e pranojmë të gjithë të paktën deri në datë 11. Sali Berisha nuk do ta çojë çështjen  në gjykatë,” u shpreh Patozi.

Të fundit