Flash News

E-TJERA

Përplasjet në “Selman Stërmasi”, arrestohet Presidenti dhe Drejtori Teknik i Kastriotit

Përplasjet në “Selman Stërmasi”, arrestohet
Foto ilustruese

Policia ka arrestuar në flagrancë presidentin e Kastriotit, Alban Vogli dhe Drejtorin Teknik Gazmend Vogli pas trazirave të ndodhura ditën e djeshme në “Selman Stërmasi”, në ndeshjen ndaj Tiranës. Ata akuzohen për “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive” dhe  “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” .

"Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme në rrugën “Sulejman Delvina”, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Kastrioti, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë hyrë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre", thuhet në njoftimin e policisë.

Përplasjet nisën pas golit të shënuar nga Tirana, pasi drejtuesit e Kastriotit pretenduan se futbollistët e Tiranës nuk respektuan “Fair – Play”-n teksa një lojtar i krutanëve ndodhej i shtrirë në fushë. Presidenti dhe Drejtori Teknik hynë në fushë, ku pasti tensione dhe përplasje. U nevojit ndërhyrja e policisë që situatë të qetësohej. Kastrioti u tërhoq nga fusha për disa minuta dhe më pas ndeshja vazhdoi, ku fitues dolën bardh e blutë.

Të fundit