Flash News

E-TJERA

Përplasjet Rama-BKH, ish-kreu i KLP: Nëse oficerët të trokasin në derë, mund të të venë edhe prangat

Përplasjet Rama-BKH, ish-kreu i KLP: Nëse oficerët të

Ish-kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Alfred Balla, ka komentuar përplasjen virtuale mes BKH-së dhe kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit pretendoi për një incident të ndodhur në Kryeministri mes Gardës dhe agjentëve të BKH.

I ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Balla sqaroi se BKH është një forcë e armatosur dhe në këto kushte, është normale të paraqitet edhe në Kryeministri me armë.

Balla e cilësoi të gjithën retorikë, ndërsa theksoi se nëse BKH të troket në derë je i detyruar të zbatosh ligjin, pasi në të kundërt, hetuesi mund edhe të të prangosë.

"Problemi i BKH-së që ka përmendur dhe kryeministri ka një të mirë që e morën vesh të gjithë që Byroja Kombëtare e Hetimit është një forcë e armatosur, ka atributet e policisë gjyqësore dhe normal që mund të shkojë në çdo vend i armatosur. Pastaj kryeministri nuk besoj se ka frikë nga oficerët e policisë gjyqësore, sepse dhe vetë gardistët që e ruajnë janë të armatosur. Kështu që efekti i sigurisë këtu është zero. Gjithsesi kjo është, mbase retorikë për të parë nëse këta hetues shkojnë atje me iniciativën e vet apo me urdhër të prokurorit apo të gjykatës së posaçme.

Po kam idenë që oficerët e policisë ose këta hetuesit e BKH-së, atje shkojnë për të këqyrur dokumentacion, për të sekuestruar në bazë të urdhrave të prokurorëve dhe në qoftë se u del ndonjë dokument që mendojnë që ka rëndësi për hetimin, ata mund ta marrin edhe me iniciativë. Askush nuk duhet t'i pengojë.

Në qoftë se të troket në derë prokuroria, qoftë me oficerët e policisë gjyqësore, të prokurorisë juridiksionit të zakonshëm apo qoftë edhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, çdo njeri është i detyruar, të paktën këtë kushtetuta e thotë qartë, është i detyruar të zbatojë sepse ndryshe ti do merresh në përgjegjësi penale, qoftë gardist, qoftë sekretar, sekretar i përgjithshëm, shef sektori apo ku di unë, drejtor drejtorie, ti pengon hetimin dhe, oficeri apo hetuesi mund të vërë prangat në moment", deklaroi Balla.

Të fundit