Flash News

E-TJERA

Përplasjet te “5 Maji”, policia: Janë dëmtuar 8 efektivë, shmangni dhunën ose do të përballeni me ligjin

Përplasjet te “5 Maji”, policia: Janë dëmtuar 8

Tetë punonjës policie janë dëmtuar nga përplasja që ndodhi sot me banorët në zonën e “5 Majit”, ku qytetarët kundërshtuan shembjen e shtëpive të tyre.

Përmes një njoftimi, blutë bëjnë me dije se pesë efektivë ishin të Policisë së Shtetit, ndërsa tre të Policisë Bashkiake.

Sipas policisë, ata kanë marrë dëmtime nga sende të forta dhe lëndë djegëse dhe ndodhen në Spitalin e Traumës, duke marrë ndihmën mjekësore.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona në komisariat, ndërsa paralajmëron përgjegjësi penale për këdo që ushtron dhunë ndaj efektivëve.

“Sot në orët e para të mëngjesit, në zbatim të vendimit për shembjen e disa banesave në rrugën "5 Maji", gjatë rezistencës së banorëve, janë dëmtuar në detyrë 5 punonjëse të Policisë së Shtetit dhe 3 punonjës të Policisë Bashkiake. Ata kanë marrë dëmtime nga sende të forta dhe lëndë djegëse dhe ndodhen në Spitalin e Traumës, duke marrë ndihmën mjekësore.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona në Komisariat dhe cilido që ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, do përballet me ligjin. Policia e Shtetit apelon për këdo të ndalë e shmangë aktet e dhunës mbi forcat e rendit, në të kundërt do të përballen me forcën e ligjit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit