Flash News

E-TJERA

Përplasjet te zyrat e FRD-së, Meta flet për reagimin e tij: Vendi ishte rrethuar si skenë krimi

Përplasjet te zyrat e FRD-së, Meta flet për reagimin e tij: Vendi
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur për përplasjet që ndodhën disa ditë më parë të zyrat e FRD-së. Sipas Metës, "sulmi" ndaj FRD-së bie ndesh me parimet demokratike.

Veprimet e kryetarit të bashkisë Erion Veliajt dhe administratës së saj janë të kundraligjshme, shtoi ai.

Kreu i Shtetit thekson se ky reagim nga ana e bashkisë Tiranë erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes së FRD-së me koalcionin opozitar për zgjedhjet e 25 prillit.

"Sulmi i dhunshëm që ndodhi në zyrat e FRD-së, vetëm pas marrëveshjes me PD është një sjellje e patolerueshme e mazhorancës. Kjo është një përpjekje për të minuar pluralizmin në vend.

Ky sulm bie ndesh me parimet demokratike. Të gjitha veprimet e kryetarit të bashkisë dhe administratës së tij janë kryer në kundërshtim me parimet e ushtrimit të detyrës", tha ai.

Meta ka bërë një përshkim të ngjarjes së asaj dite, që nga momenti kur është lajmëruar, duke theksuar se situata është përshkallëzuar, kur policia bashkiake ka "dhunuar" përfaqësues të presidencës dhe FRD-së.

"Vendi ishte rrethuar sikur të ishte një skenë krimi e jo. Policia bashkiake pengonte në mënyrë të dhunshme stafin që shoqëronte Presidentin e Republikës. Ky ka qenë momenti kur unë vendosa të ndërhyjë. Policia bashkiake ka penguar Presidentin të lejojë të kryejë aktin Kushtetues", shtoi Kreu i Shtetit.

Ai u ndal edhe te letra që bashkia i kishte dërguar FRD-së.

"Në ambiente e Frymës së re Demokratike ishte ngjitur një letër pa origjinë pa firmë, pa emër titullari, pa numër protokolli e datës 3 mars me qëllim që ta bënin këtë që të dukej si akt zyrtar për të justifikuar veprimet e dhunshme. Përmes kësaj letre që nuk plotëson asnjë element kërkohej lirimi i ambjenteve për bashkinë”, ka thënë Meta

Të fundit