Flash News

E-TJERA

Përqafimi Rama-Kurti, Abazi: Nuk ishte vëllazëror, por prej boksieri. Grushti erdhi menjëherë

Përqafimi Rama-Kurti, Abazi: Nuk ishte vëllazëror, por prej
Edi Rama me Albin Kurtin

Drejtori Ekzekutiv i qendrës së LVV në Shqipëri, Boiken Abazi ka reaguar lidhur me foton, ku kryeministri Edi Rama shfaqej duke përqafuar homologun e tij kosovar, Albin Kurtin.

Sipas Abazit, ai nuk ishte një përqafim vëllazëror. Ai e cilëson si përqafim prej boksieri, ndërsa shton se Kurti nuk kishte ardhur për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar.

Abazi thotë se përqafimi i Ramës ishte për të çlodhur Kurtin dhe për ta përgatitur për goditjen e radhës. Ai thotë se goditja nuk vonoi, duke cilësuar të tillë qëndrimin e Ramës për padinë e Kosovës ndaj Serbisë për gjenocid.

Në një intervistë për Euronews Serbia, pas përfundimit të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama u shpreh: Ne duhet të fokusohemi tek zgjidhja e këtij konflikti dhe tek e ardhmja. Dhe ne duhet të mendojmë më shumë se sa vite mund të vazhdojmë të humbim duke mos zgjidhur këtë konflikt.

Nuk ka fitues pa zgjidhje. Gjenocid është një fjalë shumë mirë e përkufizuar në arkitekturën juridike të njerëzimit dhe mendoj se do të ishte jo një iniciative që do të sillte rezultate, që do të ndihmonte paqen dhe bashkëpunimin, por është një vendim i pavarur i tyre dhe jo i imi apo i shqiptarëve.

Të fundit