Flash News

E-TJERA

Përsëritet rasti i Jetnor Zhabolit/ Arrestohet një 34-vjeçar në Tiranë, mbante "të ngujuar" me kamera bashkëshorten

Përsëritet rasti i Jetnor Zhabolit/ Arrestohet një

Një tjetër rast i dhunës dhe “ngujimit” në familje është goditur në Tiranë. A. M., 34 vjeç është arrestuar nga policia pasi dhunonte dhe mbante të mbyllur në banesë bashkëshorten e tij.

34-vjeçari, banues në Kodër Institut, kishte instaluar kamera për ta monitoruar gjatë gjithë kohës në çdo lëvizje që bënte bashkëshortja.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, në monitorimin e kamerave që i kishte instaluar brenda në banesë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj”, njofton policia.

Kujtojmë se rasti i parë u regjistrua po në Tiranë ku Jetnor Zhaboli, 35 vjeç, mbante të izoluar bashkëshorten, nënën dhe dy fëmijët e tij të mitur duke i monitoruar me kamera. Zhaboli kishte instaluar edhe bllokues valësh për t’iu pamundësuar komunikimin nëpërmjet telefonit.

Ai ushtronte dhunë jo vetëm ndaj bashkëshortes, të cilën nuk e lejonte të dilte nga banesa pa prezencën e tij, por edhe ndaj djalit të tij të mitur.

Të fundit