Flash News

E-TJERA

Përsëritet skandali, policia përdor sërish gaz lotsjellës të skaduar

Përsëritet skandali, policia përdor sërish gaz

Policia ka përdorur përsëri gaz lotsjellës të skaduar në protestën e opozitës, për të shpërndarë protesuesit.

Gazetari Osman Stafa, i pranishëm në terren gjatë protestës, ka raportuar se një prej bombolave të gazit të përdorur ishte e skaduar që nga janari i vitit 2019.

Ky nuk është rasti i parë. Në protestën e fundit të PD-së, u përdor po ashtu gaz lotsjellës i skaduar, i vitit 2023, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë dhe efektet ndaj protestuesve dhe mediave të pranishme.

Ngjarja nxjerr në pah përdorimin e mjeteve të pasigurta nga forcat e rendit gjatë ndërhyrjeve në protesta, duke rritur rrezikun për qytetarët dhe gazetarët në terren.

Të fundit