Flash News

E-TJERA

Përsëritet skenari/ Gjenden 8 pako me kokainë në kontejnerin me banane, ishte fshehur te kapakët e motorëve

Përsëritet skenari/ Gjenden 8 pako me kokainë në kontejnerin

Është përsëritur skenari në Portin e Durrësit. Policia ka gjetur tetë pako me kokainë në një kontejner me banane. Lënda narkotike vinte nga Amerika Latine dhe u gjet në në kontejnerët e firmës 'Alba Exotic Fruit’, në pronësi të Eduart Dautit.

Kjo është hera e katërt që në kontejnerët në pronësi të Dautit gjendet drogë. Ky i fundit ndodhet në arrati, ndërsa menaxheri i firmë me iniciale B. G.,ëshët arrestuar

Policia e Durrësit ka reaguar, duke dhënë detaje mbi operacionin "Rada". Ajo thotë se gjatë kontrollit u konstatua se në pjesën fundore, te kapakët e motorrëve frigoriferike, u gjetën dhe u sekuestruan 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Kontejneri kishte disa ditë që kishte mbërritur në Durrës dhe mbahej nën vëzhgim nga autoritetet. Në kontejnerët e kësaj firme është gjetur më 13 korrik 11.6 kg kokainë, më datë 23 të po atij muaji u kapën 6.5 kg dhe në 29 korrik u gjet 7.25 kg kokainë.

Të fundit