Flash News

E-TJERA

Përsëritet tragjedia “Martin Cani”! Vritet me thikë 14-vjeçari në Maliq

Përsëritet tragjedia “Martin Cani”! Vritet me thikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në fshatin Pirg të Bashkisë së Maliqit. Një 14-vjeçar i identifikuar si Erald Xhejo është plagosur me thikë bashkëmoshatari i tij Enedio Guri dhe për pasojë ka humbur jetën. 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në ambjentet e një lokali rreth orës 17:00 ku dy të miturit janë konfliktuar fillimisht me njëri tjetrin dhe më pas sherri ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta.

Bëhet me dije se i mituri është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. 

"Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital. 14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë",- thuhet në njoftimin e Policisë. 

Kjo është vrasja e dytë brenda pak muajsh mes adoleshentëve pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cali në afërsi të shkollës "Fan Noli" më 18 nëntor të vitit të kaluar.

Kjo është një tjetër tragjedi që tregon se ka dështuar sistemi arsimor dhe siguria tek fëmijët është thuajse zero.

Edi Rama me ministren e tij, Ogerta Manastirliu për vrasjen e Martin Canit ia hodhën fajin TikTok-ut dhe deklaronin se nuk duhet bërë politikë me ngjarje të tillë.

Por tani që tragjedia përsëritet në një kohë kur TikTok-u është mbyllur, kush do i mbajë fajet?

Të fundit