Flash News

E-TJERA

Përsëritje e "25 Prillit"? Ish-kreu i KQZ: Interesi politik për 6 marsin është i vogël

Përsëritje e "25 Prillit"? Ish-kreu i KQZ: Interesi politik

Presidenti Ilir Meta dekretoi datën 6 Mars, për mbajtjen e zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në një intervistë për RTV Ora, ish-kreu i KQZ-së dhe eksperti i çështjeve ligjore, Kristaq Kume, u shpreh se është vështirë që 6 Marsi të kthehet në një fenomen të ngjashëm me 25 Prillin, pasi edhe interesi politik i partive është mjaft i vogël.

Kume shtoi se e veçanta e këtij procesi, është situata në të cilën ndodhet opozita. Ai tha se duket se procesi po shkon në rrugën e ligjshme, megjithëse pritet se si do të zbatohet ligji nga partitë.

"Ajo që është faktor që nuk ka ngarkesë të tillë si ato në 25 prill, ka të bëjë me faktin se interesi politik është shumë më i vogël dhe për pasojë angazhimi për të keqpërdorur situatën dhe për të keqpërdorur aktorët në këtë proces zgjedhor është shumë më i vogël. Prandaj nuk besoj se do të kemi fenomene si ato të 25 prillit. Ligji parashikon se me krijimin e vakancave këshilli bashkiak njofton prefektin dhe ky i fundit njofton këshillimin e ministrave. Këshilli i ministrave njofton presidentin dhe ai brenda 48 orësh shpall ditën për zgjedhjet e pjesshme. Ne e dimë se presidenti është njoftuar për këtë gjë dhe në zbatim të ligjit ai ka dekretuar 6 marsin si ditën ku do të bëhen zgjedhjet në 6 bashki. Duket se procesi po shkon në hullitë e përcaktuar nga ligji. Këto janë zgjedhje të pjesshme dhe plotësuese, pasi ai që do të marrë mandatin do ta ushtrojë deri në vitin 2023 te zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë, këto zgjedhje do të zhvillohet në një situatë politikë ku opozita e vendit po përballet me një situatë të caktuar. Kjo ka ngjallur diskutime dhe do të shohin si dhe në çfarë mënyre do të zbatohet ligji e do të përdoret rezultati që do të merret në këto 6 bashki, duke pasur parasysh edhe luftës politike mes dy grupimeve që po ndodhin në PD. Kjo e bën të veçantë këtë proces dhe jo procesi në vetvete si i tillë", tha Kume.

Të fundit