Flash News

E-TJERA

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, MEPJ del me njoftim për shtetasit shqiptarë

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, MEPJ del me

Pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme shqiptare ka dalë me një njoftim për qytetarët që jetojnë në rajon.

Ministria këshillon të gjithë shtetasit shqiptarë të shmangin çdo udhëtim drejt vendeve të rajonit deri në një njoftim të dytë, për shkak të rreziqeve të shtuara dhe zhvillimeve të shpejta në terren.

Për qytetarët shqiptarë që ndodhen në rajon, ministria ka listuar disa rekomandime duke mos përjashtuar edhe mbylljen e hapësirsës ajrore pa paralajmërim, në një perimetër më të gjerë sesa vendet e prekura deri tani.

“Të tregojnë vigjilencë maksimale dhe të shqyrtojnë me përparësi mundësinë e largimit përmes linjave ajrore, për aq kohë sa ato vijojnë të jenë funksionale;

Të ndjekin zhvillimet përmes burimeve mediatike të besueshme dhe kanaleve zyrtare të informacionit;

Të respektojnë dhe zbatojnë në çdo kohë udhëzimet e autoriteteve lokale;

Të mbajnë dokumentet e udhëtimit dhe mjetet e komunikimit gjithmonë të gatshme;

Në rast nevoje, të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë në rajon dhe të veprojnë në përputhje me udhëzimet e tyre”, thuhet në njoftimin e MEPJ.

Të fundit