Flash News

E-TJERA

Përshkallëzohet situata në Dropull, asfiksohet nga tymi një banor. Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Përshkallëzohet situata në Dropull, asfiksohet nga tymi një

Një person është asfiksuar si pasojë e tymit të krijuar nga zjarret në fshatin Frashtan të Dropullit. Burime për mediat bëjnë me dije se qytetari me iniciale K.Z. është gjetur i shtrirë në tokë në gjendje asfiksie në hyrje të fshatit.

Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës. Për shkak të gjendjes, pritet që ai të niset drejt Janinës. Zjarri ka përfshirë tre fshatra në zonën e Dropullit ku flakët i janë afruar banesave. Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit malor.

Zjarrëfikëset po punojnë me mjete rrethanore ndërsa pritet ndërhyrje nga autoritetet greke.

Të fundit