Flash News

E-TJERA

Përshkallëzohet zjarri në Senicë, digjen disa banesa dhe Kisha e Shën Dhimitrit

Përshkallëzohet zjarri në Senicë, digjen disa banesa dhe

Është përshkallëzuar zjarri këtë të premte në fshatin Senicë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Mësohet se si pasojë e zjarri janë djegur disa shtëpi, ndërsa flakët nuk kanë kursyer as Kishën e Shën Dhimitrit, një objekt i rëndësishëm fetar dhe historik për komunitetin.

Fatmirësisht, nuk raportohet për banorë të lënduar, ndërsa autoritetet lokale kanë evakuuar familjet që rrezikoheshin nga zjarri.

Gjithashtu ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Të fundit