Flash News

E-TJERA

"Person i padëshiruar dhe i rrezikshëm", dëbohet nga Italia biznesmeni shqiptar

"Person i padëshiruar dhe i rrezikshëm", dëbohet nga
Gëzim Sallaku

Biznesmeni i njohur shqiptar Gëzim Sallaku, është dëbuar nga shteti italian. Ai është cilësuar si një person i padëshiruar dhe i rrezikshëm për shoqërinë.

Mediat italiane shkruajnë se mbrëmjen e djeshme Sallaku është sjellë me avion nga Milano për në Tiranë.

Gëzim Sallaku është biznesmen i suksesshëm në fushën e restoranteve dhe hotelerisë. Ai ka qenë edhe pronar i skuadrës së Darfo Calsio.

Ai së bashku me katër vëllezërit është arrestuar në 2018-ën për trafikim të lëndëve narkotike. Ata u arrestuan pas një operacioni anti-drogë që u finalizua me arrestimin e 22 personave. 

Të fundit