Flash News

E-TJERA

Personalitete të larta të shtetit dhe besimeve të ndryshme, të pranishëm në ceremoninë e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan

Personalitete të larta të shtetit dhe besimeve të ndryshme,

Sot, në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, po mbahet ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Joan Pelushi.

Kjo ngjarje e rëndësishme po mbahet me pjesëmarrjen e krerëve të lartë të shtetit, përfshirë presidentin Bajram Begaj, kryeparlamentaren Elisa Spiropali, zv.kryeministren Belinda Balluku, ish-presidentët Bamir Topi dhe Alfred Moisiu, si dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Po ashtu, në ceremoninë e fronëzimit janë të pranishëm edhe krerët e besimeve të tjera, si kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Mondi, kreu i Këshillit të Bashkësisë Islame të Shqipërisë, Bujar Spahiu, dhe Kryetari i Këshillit Ndërfetar, Dom Gjergj Meta.

Të fundit