Flash News

E-TJERA

Përvetësoi 27 mijë euro përmes mashtrimit në vendin e punës, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Përvetësoi 27 mijë euro përmes mashtrimit në vendin e

Një 34-vjeçar është vënë në pranga pasi përvetësoi shuma të mëdha parash përmes mashtrimit në vendin e punës.

Shtetasi R. A., nga Shkodra akuzohet për veprat penale “Mashtrim”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

34-vjeçari ishte i punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare, mashtronte duke depozituar shuma më të vogla parash se shumat reale.

Nëpërmjet mashtrimit, i ka përvetësuar 27 000 euro dhe në vendin e tij të punës, ka paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të fundit