Flash News

E-TJERA

Pesë viktima dhe 549 raste të reja në Shqipëri, rritet numri i të shtruarve në spitale

Pesë viktima dhe 549 raste të reja në Shqipëri, rritet numri

Pesë jetë të humbura dhe 549 raste të reja është bilanci ditor me Covid-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rreth 250 raste janë vetën në Tiranë, e cila ndiqet nga Saranda, Fieri, Shkodra dhe Lushnja.

Viktimat janë të moshave 61-72 vjeç. Numri i rasteve aktive në të gjithë vendin është mbi 9 mijë.

Gjithashtu janë shëruar 865 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre në 159,439 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale ka shënuar rritje krahësuar me një ditë më parë. MSH bën me dije se aktualisht po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 35 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (02 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 549

Të shëruar në 24 orë 865

Të shtruar në spitale 176

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore  4,279

Testime totale 1,211,134

Raste pozitive 171,327

Raste të shëruara 159,439

Raste Aktive 9,178

Humbje jete 2,710 

Të fundit