Flash News

E-TJERA

Pesë viktima dhe rekord infektimesh në 24 orët e fundit nga covid-19 në Shqipëri

Pesë viktima dhe rekord infektimesh në 24 orët e fundit nga

Pesë persona kanë humbur jetën nga covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjithashtu janë shënuar 257 raste të infektuarish, ndërsa 102 pacientë të tjerë të prekur janë shëruar. 

“Janë kryer 1398 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 257 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

83 raste në Tiranë,

29 në Fier,

27 në Durrës,

20 në Shkodër,

14 në Korçë,

12 në Berat,

11 në Elbasan,

8 në Mirditë,

7 në Lushnje,

6 në Tropojë,

nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë,

3 në Kukës, Kavajë

nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë,

nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh,

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar, një 77 vjeçare.

COVID-19 – Statistika (15 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         257

Të shëruar ne 24 orë                      102

Humbje jete në 24 orë                  5

Testime ditore                                  1398

Testime totale          103,402

Raste pozitive                    16212

Raste të shëruara              9864

Raste Aktive                         5909

Humbje jete                          439

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2935

Durrës        620

Shkodër     439

Korçë     329

Fier                  336

Lezhë         299

Elbasan       257

Vlorë       210

Berat       174

Kukës          167

Dibër         78

Gjirokastër    65

Të fundit