Flash News

E-TJERA

Pesë viktima dhe rekord të infektuarish nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vend

Pesë viktima dhe rekord të infektuarish nga Covid-19 në 24

Pesë viktima dhe 381 të infektuar është bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë nga Covid 19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se shifra e të infektuarve u konkludua pas kryerjes së 1684 testimeve në rang vendi.  

Ndërkohë, numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 532.

"Më 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1684 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 381 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
125 raste në Tiranë, 33 në Korçë, 27 në Fier, 26 në Krujë, nga 17 raste në Shkodër, Kavajë, nga 15 raste në Vlorë, Mallakastër, 14 në Pogradec, nga 13 raste në Lezhë, Gramsh, 12 në Tropojë, nga 9 raste në Kurbin, Përmet, Kuçovë, 7 në Kukës, 6 në Sarandë, 5 në Librazhd, 4 në Mat, 2 në Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Lushnje.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,473 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 336 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 5 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 54 vjeçar nga Korça, një 64 vjeçar nga Librazhdi, një 64 vjecar dhe dy 66 vjeçarë nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese", njofton MSh. 

COVID-19 – Statistika (3 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                                         381

Të shëruar ne 24 orë                                      106

Të shtruar në spitale                                       336

Humbje jete në 24 orë                                  5

Testime ditore                                                  1684

 

Testime totale              129,822

Raste pozitive                       21,904

Raste të shëruara               11,473

Raste Aktive                            9,899

Humbje jete                            532

Të fundit