Flash News

E-TJERA

Pesë viktima nga Covid-19, bie numri i infeksioneve; 25 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore

Pesë viktima nga Covid-19, bie numri i infeksioneve; 25 pacientë

Pesë qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Viktimat kanë qenë të moshës 59-89 vjeç.

Ndërkohë numri i infeksioneve ka pësuar rënie. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 4,769 testime të kryera kanë rezultuar 849 raste të reja.

Tirana, Shkodra dhe Vlora janë bashkitë me numrin më të lartë të infeksioneve. Gjithashtu janë shëruar 982 persona.

Ndërsa i numri i rasteve aktive në të gjithë vendin është 12,772. MSH bën me dije se në spitalet covid po marrin trajtim 216 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (18 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 849

Të shëruar në 24 orë 982

Të shtruar në spitale 216

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 4,769

Testime totale 1,147,151

Raste pozitive 162,173

Raste të shëruara 146,827

Raste Aktive 12,772

Humbje jete  2,574

Të fundit