Flash News

E-TJERA

Pesë viktima nga Covid-19, bie numri i infeksioneve gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Pesë viktima nga Covid-19, bie numri i infeksioneve gjatë 24

Pesë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Kështu bënë me dije Ministria e Shëndetësisë, ndërsa shton se numri i infeksioneve ka ardhur në rënie.

Nga mbi 3.600 testime të kryera, kanë rezultuar pozitive 793 raste. Tirana ka numrin më të lartë me 320 raste, e ndjekur nga Vlora, Berati dhe Durrësi.

Gjithashtu janë shëruar 1,548 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre në 246,087 që nga fillimi i epidemisë. MSH thotë se janë 14,502 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Ndërkohë në spitalet po marrin trajtim 133 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (05 Shkurt  2022)

Raste të reja ditore 793

Të shëruar në 24 orë 1,548

Të shtruar në spitale 133

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 3,656

Testime totale 1,690,239

Raste pozitive 263,965

Raste të shëruara 246,087

Raste Aktive 14,502

Humbje jete  3,376

 

Të fundit