Flash News

E-TJERA

Pesë humbje jete dhe 516 të infektuar nga Covid-19 në vend

Pesë humbje jete dhe 516 të infektuar nga Covid-19 në vend

Pesë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2,761 testime, kanë rezultuar 516 qytetarë të infektuar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

 “Janë kryer 2,761 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 516 qytetarë, në këto bashki: 198 në Tiranë, 27 në Fier, 25 në Elbasan, 23 në Shkodër, 21 në Durrës, 16 në Lushnje, 15 në Vlorë, Sarandë,  13 në Kamëz, 12 në Mallakastër, 10 në Patos, Berat, 9 në Tepelenë, Korçë, Skrapar, 8 në Mat,  Gjirokastër, 7 në Kavajë, Përmet, 5 në Mirditë, Vorë, 4 në Shijak, Divjakë, Himarë, Delvinë, Dimal, Kuçovë, 3 në Tropojë, Kurbin, Selenicë, Dropull, Maliq, Pogradec, 2 në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Lezhë, Libohovë, Këlcyrë, Peqin, 1 në Fushë Arrëz, Rrogozhinë, Dibër, Klos, Konispol, Devoll, Poliçan, Gramsh.

Janë 7,718 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 48 vjeç nga Lushnja, një qytetare nga Vlora 58 vjeç, një qytetar  nga Fieri 64 vjeç,  një qytetar nga Tirana 78 vjeç dhe një qytetare nga Durrësi 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 597 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 187,506 që nga fillimi i epidemisë”, deklaron ministria.

Të fundit