Flash News

E-TJERA

Pesë persona humbin jetën nga Covid-19, 207 raste të reja

Pesë persona humbin jetën nga Covid-19, 207 raste të reja

Pesë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orët e fundit.

Viktimat janë të moshës nga 45-74 vjeç.  

Sipas të dhënave nga ministria e shëndetësisë, në bilancin e fundit janë konstatuar edhe 207 raste të reja. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 185 pacientë, ndërsa janë shëruar 498 persona.  

Janë kryer 3067 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 207 qytetarë, në këto bashki:

119 në Tiranë, 13 në Lushnje, 11 në Durrës, 9 në Fier, 8 në Sarandë, nga 5 raste në Tepelenë, Përmet, Vlorë, 4 në Kamëz, nga 3 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, nga 2 raste në Librazhd, Mallakastër, Kavajë, Vorë, Krujë, Kurbin, nga 1 rast në Kukës, Lezhë, Mirditë, Konispol, Libohovë, Peqin, Gramsh.

Janë 8655 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 185 pacientë, nga të cilët 38 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: 3 qytetarë nga Tirana të moshave 45-74 vjeç, 1 qytetare nga Elbasani 65 vjeçe, 1 qytetar 71 vjeç nga Durrësi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 498 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160,628 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

 

Të fundit