Flash News

E-TJERA

Pesë turistë çekë humbin rrugën në zonën turistike në Pogradec

Pesë turistë çekë humbin rrugën në zonën

 Pesë turistë nga Çekia humbën rrugën gjatë eksplorimit të një zone turistike në Pogradec këtë të martë.

Shtetasit e huaj po udhëtonin me mjete motorike në Jollë, kur kanë humbur orientimin.

Ata janë ndihmuar nga policia, ndërsa mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ditën e sotme, një grup punonjësish të Komisariatit të Policisë Pogradec, gjatë kontrollit të territorit, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Zgallë, njësia administrative Velçan,

5 turistë çekë kishin humbur rrugën duke eksploruar këtë zonë, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve.

Punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar turistët dhe i kanë orientuar në rrugë, ku më pas ata kanë marrë edhe mjetet e tyre motorike. Turistët çekë kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për ndihmën e ofruar.”, njofton policia.

Të fundit