Flash News

E-TJERA

Peshëngritësi kuqezi zë vendin e katërt në Lojërat Olimpike, vetëm 1 kg i hoqi mundësinë për medaljen e artë

Peshëngritësi kuqezi zë vendin e katërt në Lojërat

Peshëngritësi kuqezi Briken Calja ka zënë vendin e katërt në  Lojërat Olimpike. Ai e humbi mundësinë për të fituar medalje olimpike vetëm për 1 kg.

Calja nuk arriti të mbajë lart peshën 155 kg, ndërsa në provën e fundit ai arriti të ngrinte 190 kg në stilin e shtytjes, duke siguruar vendin e katërt në Lojërat Olimpike.

Ai garoi sot në “Tokyo 2020” në kategorinë e 73 kg. Të gjithë shqiptarët i kishin sytë te Calja, i cili kërkoi një medalje olimpike, por nuk ia arriti.

Peshëngritësi tjetër shqiptar në Tokio, Erkand Qerimaj do të garojë ditën e shtunë.

Të fundit