Flash News

E-TJERA

Peshkatarët gjejnë trupin e pajetë të një 26-vjeçari në ujërat e Liqenit të Shkodrës

Peshkatarët gjejnë trupin e pajetë të një

Në ujërat e Liqenit të Shkodres është gjetur trupi i pajetë i një të riu 26-vjeçar pasditen e sotme. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, trupi u pikas nga peshkatarët dhe nuk paraqiste shenja dhune. Dyshohet se viktima vuante nga depresioni, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:40, është marrë njoftim nga Salla e DRKM Shkodër se në ujërat e Liqenit të Shkodrës është gjetur nga peshkatarët trupi i pajetë dhe pa shenja dhune i shtetasit I. L., 26 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga depresioni.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

 

Të fundit