Flash News

E-TJERA

 Pësoi arrest kardiak në fushë, Christian Eriksen mund të mos luaj më me Interin

 Pësoi arrest kardiak në fushë, Christian Eriksen mund

Futbollisti danez Christian Eriksen nuk ka gjasa të luajë më me ekipin e Interit në Itali. Kjo pasi Italia mund të ndalojë me ligj lojtarin të luaj në fushë nëse ai ka pësuar një arrest kardiak.

Dr. Scott Murray, një kardiolog i njohur i NHS-së tha për MailOnline se "Ndoshta ky është fundi i karrierës për të. Italianët ndalojnë me ligj njerëzit të marrin pjesë në sport nëse zbulohet se kanë anomali të ngjashme kardiake. Ai vjen nga një klub italian kështu që duhet të ketë bërë të gjitha testet para se të fillonte. ”

29-vjeçari ra pa ndjenja në fushë gjatë ndeshjes së Danimarkës në Euro 2020 me Finlandën të Shtunën mbrëma pas një arresti të dyshuar kardiak dhe sipas dailymail zemra e mesfushorit u ndal për pesë minuta në fushë.

Kapiteni i Danimarkës u transferua në spital dhe pas incidentit ishte në gjendje të stabilizuar, megjithëse ka ende frikë për shëndetin e tij afatgjatë dhe karrierën e tij të lojës.

Ai ka qenë një pjesë e Danimarkës për 11 vitet e fundit.  

Të fundit