Flash News

E-TJERA

Pësoi arrest kardiak teksa drejtonte zetorin, humb jetën 58-vjeçari në Dropull

Pësoi arrest kardiak teksa drejtonte  zetorin, humb jetën

Një 58-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e djeshme në fshatin Sopik. Sipas policisë, viktima po drejtonte një zetor kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak, duke humbur kontrollin e mjetit.

Si pasojë, zetori ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar dëmtime të rënda që rezultuan fatale për 58-vjeçarin. 

 “Më datë 17.10.2024, rreth orës 21:00, në fshatin Sopik, shtetasi 58 vjeç, duke drejtuar mjetin zetor, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, njofton policia. 

Të fundit