Flash News

E-TJERA

Pësoi defekt në motor, Kapiteneria e Durrësit shpëton ekuipazhin e jahtit luksoz

Pësoi defekt në motor, Kapiteneria e Durrësit shpëton

Kapiteneria e Durrësit ka organizuar mbrëmë një operacion shpëtimi, pasi mori një thirrje për nga jahti Dartista 07 që ndodhej rreth 20 milje larg Divjakës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, jahti kishte pësuar defekt në motor. Thirrjes së Kapitenerise Durrës iu përgjigj anija kontejnerike “Spirit of Chenal” që ndodhej pranë jahtit luksoz, duke bërë rimorkimin e tij dhe shoqërimin për në port.

Ne orën 20.20 Kapiteneria e Portit Durres merr nje thirrje nga jahti Dartista 07 qe ndodhet rreth 20 milje larg Divjakes travers se kerkon ndihme pasi nuk I punon motorri.Menjehere Kapiteneria e Portit Durres Referuar Kodi Detar. Neni 91 Pika 2 qe thote se : Kapiteni i portit mund të nxjerrë një urdhër për një ose më shumë mjete lundruese për të dhënë shërbime shpëtimi për mjetet lundruese ose për personat në rrezik mbytjeje

Kapiteneria organizon operacionin e shpetimi dhe njofton anijet qe ndodhen me afer jahtit per ti dhene ndihmen e shpjete. Per pak minuta arrihet kontakti me Kapitenin e Spirit of Chenai” qe po vinte per Durres e cila i shkon ne ndihme jahtit dhe e lidh jahtin Dartista 07 dhe po e rimorkion drejt portit Durres. Nje falenderim per Kapitenerine e Portit Durres dhe kapitenin e anijes Spirit of Chena kroatin Miletic Srdan.

I gjithe operacioni u relaizua ne kohe rekord duke shpetuar jahtin dhe personelin e jahtit. Nje falenderim Kapitenerise Portit Durres dhe anijes konteniere Spirit of Chenal per kete operacin shpetimi”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare.

Pësoi defekt në motor, Kapiteneria e Durrësit shpëton

Të fundit